Thursday, December 20, 2007

Barsaleta me police

Polici dhe djaliNje polic pyet djalin- Cfare do behesh kur te rritesh?- Polic babi- Shume mire se kjo eshte nje pune e vleresuar nga te gjithe,por ka nga ato qe jane inteligjente dhe ka nga ato qe jane TOK TOK (i bie tavolines)- O ba ra dera- Rri se e hap une
Kush e vodhi molekulen?Ne Shqiperi del ligji qe te gjithe policat duhej te ishin me shkolle te mesme, mirepo nje polic nuk kishte shkolle te mesme, keshtu qe shefi vete dhe i thote ketij te fundit:- Duhet te besh nje shkolle te mesme,- i thote -se ndryshe do te pushojne.- Mire, - i thote ky polici,- do bej si do bej do ta bej te mesmen. Vazhdon shkollen e mesme polici, mirepo gjithe naten bente sherbimin dhe kur vinte ne shkolle vetem gjume flinte. Nje dite mesuesi i kimise po shpjegonte rreth shperberjes se molekulave edhe po shpjegonte se 3 molekula kaluan ne Nacl edhe 2 ne sulfir...- Po dy te tjerat kush i mori?,- pyeti mesuesi me qellim qe nxenesit te gjenin problemin.Polici e degjon, nxjerr shkopin edhe fillon t'i rrahe nje nga nje te gjithe.- Nxirrni molekulen, kush e mori molekulen se e vrava! Kot jemi polica ne, mos kapim dot kush i mori dy molekulat?Profesori i kimise vendos qe t'i thote shefit rreth asaj qe ndodhi:- Ore po mire o ai polici tend le qe tere diten fle gjume ne klase po dje u ngrit edhe i rrahu te gjithe qe te gjente kush i kishte mare dy molekulat...- Oh lere se i ka vjedhur vete ai qe ben keshtu, - pergjigjet shefi
Polici ne sherbimNje dite polici pyeti shefin:-Ku e kam sherbimin sot?Shefi i thote:-E shikon ate driten e kuqe atje larg? Deri atje e ke sherbimin- i thote shefi. Niset polici per sherbim. Pas tre kater oresh shefi del per kontroll, policin s'e gjen ne vendin e sherbimit. Mbas dhjete oresh vjen polici me nje fryme tek shefi. E pyet shefi- Ku ishe?-polici i pergjigjet:- Ajo drita e kuqe ishte drite makine, une ndoqa driten e kuqe deri sa mbarova sherbimin.
Polici dhe PinguiniNje polic e kap nje pinguin ne rruge dhe e con ne stacionin e policise.Kur e sheh shefi pinguinin, i thote policit:- Coje atje ku e ka vendin, ne kopshtin zoologjik.Pas 2-3 oresh, polici po shetitej me pinguinin neper qytet."Po pse nuk e ke cuar atje ku te kam thene", e pyeti shefi policin."Ishim ne kopshtin zoologjik, tani po shkojme ne kinema!", ia kthen polici
PolicetPerse policet mbjane naten kur flene gjume tek koka e krevatit mbajne dy gota me uje, njeren bosh e tjetren plot?Sepse, nese u del gjumi naten dhe kane etje, pine uje dhe nese nuk kane etje, nuk pine.
Polici dhe bjondinat...
Nje polic po ecte rruges ne pune te vet.Pas tij po ecnin dy bjondina, por nga ato ama, sic i dini vete!Duke ecur, policit i kruhet koka, dhe ai pa e hequr kapelen fare, vazhdon te kruaje koken!Bjondinat, sa po e vejne re ia plasin me te madhe per te tallur policin!Uuuaaaaa, shikoje si po e kruan koken polici pa e hequr kapelen!Polici i degjon se po talleshin me te dhe u kthehet duke iu thene:"Po pse moj, kur ju kruhet b***a juve, hiqni breket ne mes te rruges dhe e kruani"...!!!

Wednesday, December 19, 2007

thenie 2

"Lumturia perbehet nga fatkeqesi te evituara" -Alfred Kerri
"Trishtimi eshte nje mur ndermjet dy kopshtesh" -Xhibran
"Shpeshhere jehona eshte me e bukur nga zeri qe ajo perserit" -Oscar Wilde
"Besnikeria eshte mania per te zoteruar" -Anonime
"Behemi te moralshem sapo ndihemi jo te lumtur" -Prust
"Bota eshte krijuar nga poeti per enderrimtarin" -Oscar Wilde
"Njerezit i besojne cdo gjeje nese ia pershperit ne vesh" -Anonim
"Njeriu jeton ose ne besim ose ne iluzione" -Giacomo Leopardi
"Ai qe u beson gjithmone enderrave, e kalon jeten ne gjume" -Anonime
"Dituria nuk qendron te mjekra, qimet nuk mendojne" -Anonime
"Ju shikoni lart, kerkoni te lartesoheni, kurse une shoh poshte, sepse qendroj mbi ju" -Friedrich Nietzsche
"Il peggior modo di sentire la mancanza di qualcuno, é esserci sedudo accanto e sapere che non l'avrai mai" -Gabriel Garcia Marques
Victor Hugo says: "The thirst for the Infinite proves infinity."

Thënie të njerëzve të mëdhenj
Napoleon BONAPARTE (1769 - 1821) - Historia është version i ngjarjeve të së kaluarës me të cilat populli ka vendosur të pajtohet Miroslav KËRLEZHA - Fjala është grua shtatzënë që lind viganë. J. V. GËTTE - Njerëzit përçmojnë atë që s'e kuptojnë. ? ? ? - Të vërtetat dhe femrat deri tek të cilat vjen lehtë, nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë.

Thenie

“T’i trajtosh faktet tuaja me imagjinatë është një gjë, t’i imagjinosh faktet tuaja është një gjë tjetër”.

John Burroughs, natyralist amerikan (03.04.1837 – 29.03.1921)



“Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, burrështeti për gjeneratën e ardhshme”.

James Freeman Clarke, teolog amerikan (04.04.1810 – 08.06.1888)



“Lajmi i keq nuk është si vera. Ai nuk përmirësohet me kalimin e kohës”.

Colin Powell, ish-sekretar amerikan i shtetit (05.04.1937 – )



“Është e domosdoshme që të jesh për një kohë i papunë nëse dëshiron të bësh diçka të rëndësishme”.

James D. Watson, gjeneticist amerikan (06.04.1928 – )



“Mendjet e forta shpeshherë janë ato të cilat bota e zhurmshme i dëgjon të fundit”.

William Wordsworth, shkrimtar anglez (07.04.1770 – 23.04.1850)



“Stolitë e zhvendosin mendjen e njerëzve nga rrudhat tuaja”.

Sonja Henie, aktore norvegjeze (08.04.1912 – 12.10.1969)



“Jeta është sikur një kanal. Atë që e nxjerr nga ajo varet nga ajo që e vendos në të”.

Tom Lehrer, profesor amerikan i matematikës, këngëtar (09.04.1928 – )



“Shoku që deklaron gjithmonë se nuk është i marrë, zakonisht ka dyshimet e veta”.

Wilson Mizner, shkrimtar amerikan (18.05.1876 – 03.04.1933)



“Pesimisti është njeriu që mendon se të gjitha femrat janë të këqija. Optimisti është ai që shpreson të jetë kështu”.

Chauncey Depew, senator amerikan (23.04.1834 – 04.04.1928)



“Në luftë nuk ka zëvendësim për fitore”.

Douglas MacArthur, gjeneral i ushtrisë amerikane (26.01.1880 – 05.04.1964)



“Njeriu është i lirë, por jo nëse ai nuk e beson këtë”.

Giovanni Giacomo "Casanova" de Seingalt, shkrimtar italian (02.04.1725 – 06.04.1798)



“Ironia është higjiena e mendjes”.

Princesha Elizabeth Asquith Bibesco (26.02.1897 – 07.04.1945)



“Qeveria më e mirë është ajo që e bën veten të panevojshme”.

Baron Wilhelm von Humboldt, filozof gjerman (22.06.1767 – 08.04.1835)



“Imagjinata i është dhënë njeriut për ta kompensuar për atë që ai nuk është; sensi i humorit për ta ngushëlluar për atë që është”.

Francis Bacon, shkrimtar anglez (22.01.1561 – 09.04.1626)



“Problemi i vërtetë nuk është nëse makinat mendojnë, por nëse njerëzit e bëjnë këtë”.

B. F. Skinner – bihaviorist amerikan (20.03.1904 – 18.08.1990)



“Meshkujt, sikurse plumbat, shkojnë më së largu kur janë më të përsosurit”.

Jean Paul Richter – shkrimtar gjerman (21.03.1763 – 14.11.1825)



“Nëse mendoni se arsimimi është i shtrenjtë, provojeni injorancën”.

Derek Bok – shkrimtar amerikan (22.03.1930 – )



“Në një botë të çmendur vetëm të çmendurit janë normalë”.

Akira Kurosawa – regjisor japonez (23.03.1910 – 06.09.1998)



“Çdo gjë i ka dy anë – të jashtmen që është qesharake dhe të brendshmen që është solemne”.

Olive Schreiner – shkrimtare jug-afrikane (24.03.1855 – 10.12.1920)



“Unë jam grua e madhe. Më duhen flokë të mëdhenj”.

Aretha Franklin – mbretëreshë amerikane e muzikës soul (25.03.1942 – )



“Kur jeni në dyshim, humbni vetëdijen”.

Keira Knightly – aktore angleze (26.03.1985 – )



“O zot, kurrë nuk e kam ditur që klasët më të ulëta kanë lëkurë kaq të bardhë”.

Lord (George Nathaniel) Curzon – burrështeti anglez (11.01.1859 – 20.03.1925)



“Më jepni një dhomë ku çdo qoshe i është përkushtuar librit”.

Robert Southey – shkrimtar anglez (12.08.1774 – 21.03.1843)



“Po të rriteshin fëmijët sipas indikacioneve të hershme, ne do të kishim vetëm gjeni”.

Johann Wolfgang von Goethe – filozof gjerman (28.08.1749 – 22.03.1832)



“Bariu mundohet gjithmonë t’i bindë delet se interesi i tyre dhe i tij janë të njëjtë”.

Stendhal – shkrimtar francez (23.01.1783 – 23.03.1842)



“Shkrimtarët, sikurse dhëmbët, janë të ndarë në prerës dhe mprehës”.

Walter Bagehot – ekonomist anglez (03.02.1826 – 24.03.1877)



“Ne jemi afër zgjimit kur ëndërrojmë se jemi duke ëndërruar”.

Novalis Hardenberg – shkrimtar gjerman (02.05.1772 – 25.03.1801)



“Më pëlqen kritika për aq kohë sa është lëvdatë e pakualifikuar”.

Noel Coward – shkrimtar anglez (16.12.1899 – 26.03.1973)



“Arsyeja e vetme përse njerëzit humbin në mendime është se ky është një territor i panjohur”.

Paul Fix – aktor amerikan (13.03.1901 – 14.10.1983)



“Nisu për në hënë. Edhe nëse nuk arrin, do të përfundosh në mesin e yjeve”.

Les Brown – folës motivues amerikan (14.03.1912 – 04.01.2001)



“Është mendje shumë e mjerë ajo që mendon vetëm në një mënyrë për ta thënë një fjalë”.

Andrew Jackson – president amerikan (15.03.1767 – 08.06.1845)



“Aktrimi është mënyrë e të mbijetuarit çmendurinë e dikujt”.

Isabelle Huppert – aktore franceze (16.03.1953 – )



“Kam jetuar për ta falënderuar Zotin se të gjitha lutjet e mia nuk kanë marrë përgjigje”.

Jean Ingelow – shkrimtare amerikane (17.03.1829 – 20.07.1897)



“Njeriu pa etikë është një bishë e egër, e lirë në këtë botë”.

Manly Hall – shkrimtar amerikan (18.03.1901 – 29.08.1990)



“Disa njerëz janë të mençur e disa janë ndryshe”.

Tobias Smollett – shkrimtar skocez (19.03.1721 – 17.09.1771)



“Amatorët shpresojnë. Profesionistët punojnë”.

Garson Kanin – shkrimtar, regjisor, aktor amerikan (24.11.1912 – 13.03.1999)



“Kreativiteti ju lejon të bëni gabime. Arti është të dini cilat t’i mbani”.

Howard Aiken – matematikan, inxhinier amerikan (08.03.1900 – 14.03.1973)



“Urrejtja për punën vendore është rezultat i natyrshëm dhe i admirueshëm i civilizimit”.

Dame Rebecca West – shkrimtare angleze (21.12.1892 – 15.03.1983)



“Ligji është më i madh se paratë – por vetëm nëse ligji punon shumë seriozisht”.

Thomas E. Dewey – guvernator amerikan (24.03.1902 – 16.03.1971)



“Vetëm poeti mund të shikojë përtej detalit dhe të shohë tërë pamjen”.

Helen Hayes – aktore amerikane (10.10.1900 – 17.03.1993)



“Karakteri formohet ngadalë, por ai mund të rrënohet me shpejtësi të pabesueshme”.

Faith Baldwin – shkrimtare amerikane (01.10.1893 – 18.03.1978)



“Unë shkruaj për të ikur..., për të ikur nga varfëria”.

Edgar Rice Burroughs – shkrimtar amerikan (01.09.1875 – 19.03.1950)