Wednesday, December 19, 2007

Thenie

“T’i trajtosh faktet tuaja me imagjinatë është një gjë, t’i imagjinosh faktet tuaja është një gjë tjetër”.

John Burroughs, natyralist amerikan (03.04.1837 – 29.03.1921)



“Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, burrështeti për gjeneratën e ardhshme”.

James Freeman Clarke, teolog amerikan (04.04.1810 – 08.06.1888)



“Lajmi i keq nuk është si vera. Ai nuk përmirësohet me kalimin e kohës”.

Colin Powell, ish-sekretar amerikan i shtetit (05.04.1937 – )



“Është e domosdoshme që të jesh për një kohë i papunë nëse dëshiron të bësh diçka të rëndësishme”.

James D. Watson, gjeneticist amerikan (06.04.1928 – )



“Mendjet e forta shpeshherë janë ato të cilat bota e zhurmshme i dëgjon të fundit”.

William Wordsworth, shkrimtar anglez (07.04.1770 – 23.04.1850)



“Stolitë e zhvendosin mendjen e njerëzve nga rrudhat tuaja”.

Sonja Henie, aktore norvegjeze (08.04.1912 – 12.10.1969)



“Jeta është sikur një kanal. Atë që e nxjerr nga ajo varet nga ajo që e vendos në të”.

Tom Lehrer, profesor amerikan i matematikës, këngëtar (09.04.1928 – )



“Shoku që deklaron gjithmonë se nuk është i marrë, zakonisht ka dyshimet e veta”.

Wilson Mizner, shkrimtar amerikan (18.05.1876 – 03.04.1933)



“Pesimisti është njeriu që mendon se të gjitha femrat janë të këqija. Optimisti është ai që shpreson të jetë kështu”.

Chauncey Depew, senator amerikan (23.04.1834 – 04.04.1928)



“Në luftë nuk ka zëvendësim për fitore”.

Douglas MacArthur, gjeneral i ushtrisë amerikane (26.01.1880 – 05.04.1964)



“Njeriu është i lirë, por jo nëse ai nuk e beson këtë”.

Giovanni Giacomo "Casanova" de Seingalt, shkrimtar italian (02.04.1725 – 06.04.1798)



“Ironia është higjiena e mendjes”.

Princesha Elizabeth Asquith Bibesco (26.02.1897 – 07.04.1945)



“Qeveria më e mirë është ajo që e bën veten të panevojshme”.

Baron Wilhelm von Humboldt, filozof gjerman (22.06.1767 – 08.04.1835)



“Imagjinata i është dhënë njeriut për ta kompensuar për atë që ai nuk është; sensi i humorit për ta ngushëlluar për atë që është”.

Francis Bacon, shkrimtar anglez (22.01.1561 – 09.04.1626)



“Problemi i vërtetë nuk është nëse makinat mendojnë, por nëse njerëzit e bëjnë këtë”.

B. F. Skinner – bihaviorist amerikan (20.03.1904 – 18.08.1990)



“Meshkujt, sikurse plumbat, shkojnë më së largu kur janë më të përsosurit”.

Jean Paul Richter – shkrimtar gjerman (21.03.1763 – 14.11.1825)



“Nëse mendoni se arsimimi është i shtrenjtë, provojeni injorancën”.

Derek Bok – shkrimtar amerikan (22.03.1930 – )



“Në një botë të çmendur vetëm të çmendurit janë normalë”.

Akira Kurosawa – regjisor japonez (23.03.1910 – 06.09.1998)



“Çdo gjë i ka dy anë – të jashtmen që është qesharake dhe të brendshmen që është solemne”.

Olive Schreiner – shkrimtare jug-afrikane (24.03.1855 – 10.12.1920)



“Unë jam grua e madhe. Më duhen flokë të mëdhenj”.

Aretha Franklin – mbretëreshë amerikane e muzikës soul (25.03.1942 – )



“Kur jeni në dyshim, humbni vetëdijen”.

Keira Knightly – aktore angleze (26.03.1985 – )



“O zot, kurrë nuk e kam ditur që klasët më të ulëta kanë lëkurë kaq të bardhë”.

Lord (George Nathaniel) Curzon – burrështeti anglez (11.01.1859 – 20.03.1925)



“Më jepni një dhomë ku çdo qoshe i është përkushtuar librit”.

Robert Southey – shkrimtar anglez (12.08.1774 – 21.03.1843)



“Po të rriteshin fëmijët sipas indikacioneve të hershme, ne do të kishim vetëm gjeni”.

Johann Wolfgang von Goethe – filozof gjerman (28.08.1749 – 22.03.1832)



“Bariu mundohet gjithmonë t’i bindë delet se interesi i tyre dhe i tij janë të njëjtë”.

Stendhal – shkrimtar francez (23.01.1783 – 23.03.1842)



“Shkrimtarët, sikurse dhëmbët, janë të ndarë në prerës dhe mprehës”.

Walter Bagehot – ekonomist anglez (03.02.1826 – 24.03.1877)



“Ne jemi afër zgjimit kur ëndërrojmë se jemi duke ëndërruar”.

Novalis Hardenberg – shkrimtar gjerman (02.05.1772 – 25.03.1801)



“Më pëlqen kritika për aq kohë sa është lëvdatë e pakualifikuar”.

Noel Coward – shkrimtar anglez (16.12.1899 – 26.03.1973)



“Arsyeja e vetme përse njerëzit humbin në mendime është se ky është një territor i panjohur”.

Paul Fix – aktor amerikan (13.03.1901 – 14.10.1983)



“Nisu për në hënë. Edhe nëse nuk arrin, do të përfundosh në mesin e yjeve”.

Les Brown – folës motivues amerikan (14.03.1912 – 04.01.2001)



“Është mendje shumë e mjerë ajo që mendon vetëm në një mënyrë për ta thënë një fjalë”.

Andrew Jackson – president amerikan (15.03.1767 – 08.06.1845)



“Aktrimi është mënyrë e të mbijetuarit çmendurinë e dikujt”.

Isabelle Huppert – aktore franceze (16.03.1953 – )



“Kam jetuar për ta falënderuar Zotin se të gjitha lutjet e mia nuk kanë marrë përgjigje”.

Jean Ingelow – shkrimtare amerikane (17.03.1829 – 20.07.1897)



“Njeriu pa etikë është një bishë e egër, e lirë në këtë botë”.

Manly Hall – shkrimtar amerikan (18.03.1901 – 29.08.1990)



“Disa njerëz janë të mençur e disa janë ndryshe”.

Tobias Smollett – shkrimtar skocez (19.03.1721 – 17.09.1771)



“Amatorët shpresojnë. Profesionistët punojnë”.

Garson Kanin – shkrimtar, regjisor, aktor amerikan (24.11.1912 – 13.03.1999)



“Kreativiteti ju lejon të bëni gabime. Arti është të dini cilat t’i mbani”.

Howard Aiken – matematikan, inxhinier amerikan (08.03.1900 – 14.03.1973)



“Urrejtja për punën vendore është rezultat i natyrshëm dhe i admirueshëm i civilizimit”.

Dame Rebecca West – shkrimtare angleze (21.12.1892 – 15.03.1983)



“Ligji është më i madh se paratë – por vetëm nëse ligji punon shumë seriozisht”.

Thomas E. Dewey – guvernator amerikan (24.03.1902 – 16.03.1971)



“Vetëm poeti mund të shikojë përtej detalit dhe të shohë tërë pamjen”.

Helen Hayes – aktore amerikane (10.10.1900 – 17.03.1993)



“Karakteri formohet ngadalë, por ai mund të rrënohet me shpejtësi të pabesueshme”.

Faith Baldwin – shkrimtare amerikane (01.10.1893 – 18.03.1978)



“Unë shkruaj për të ikur..., për të ikur nga varfëria”.

Edgar Rice Burroughs – shkrimtar amerikan (01.09.1875 – 19.03.1950)

No comments: